Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fitime në kohë pandemie për “Victoria’s Secret”, u rrit kërkesa gjatë izolimit

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 15:43 | Showbiz
Fitime në kohë pandemie për “Victoria’s

Kush tha se gjatë karantinës kemi kursyer? Të paktën për femrat kjo nuk është e vërtetë, pasi gjatë izolimit përmes blerjeve online, vajzat nuk e kanë shtrënguar dorën, së paku për të brendshme.

“Victoria’s Secret” ka raportuar fitime surprizë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, nxitur nga kërkesa e lartë, duke e shpëtuar edhe për disa muaj nga falimentimi, kompaninë dhe brendin e famshëm.

Për periudhën prill-qershor, shitjet e Victoria’s Secret u rritën me 28%, po njësoj u rrit kërkesa edhe për produkte të tjera si higjienizues, sapunë, aromatizues ku shitjet u rritën me jo pak, por 123% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, siç ndodhi me kompanitë më të mëdha në botë, edhe ato të veshjeve u detyruan të mbyllin dyqanet për disa muaj, që çoi në shkarkime masive nga puna.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli