Flakët pushtojnë hotelin luksoz në Spanjë

Një person humbi jetën dhe të paktën 9 të tjerë mbetën të lënduar pasi një hotel luksoz u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Marbella të Spanjës.

“Daily Mail” citon dëshmitarët të cilët kanë thënë se fillimisht dëgjuan një shpërthim dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesë, ndërsa njerëzit dolën menjëherë në ballkone për t’u larguar nga ndërtesa.

Video dramatike të njerëzve që vareshin në ballkone janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës i erdhën në ndihmë.

Hoteli i përfshirë nga flakët ishte i mbushur me personazhe të njohur të showbiz-it britanik.