Frikëson sërish Gomis, bie pa ndjenja në fushën e lojës

Sulmuesi francez Bafetimbi Gomis është përfshirë në një incident të frikshëm në fushën e lojës pasi ra në tapet pa ndjenja, duke lënë shokët e skuadrës në ankth.

Ish lojtari i Swansea, i cili tashmë luan me Al Hilal në Arabinë Saudite qëndroi për disa minuta pa ndjenja në tokë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për ta sjellë në vete.

Nuk kishin kaluar as 13 minuta lojë kur 35-vjeçari Gomis u pa të përkulej në fushë në zonën kundërshtare dhe më pas u shtri barkas.

Mësohet se Gomis vuan nga një sëmundje e rrallë dhe diçka e ngjashme i është përsëritur dhe herë të tjera.