Gjermania do të bëjë të detyrueshme nxjerrjen shëtitje të qenve

Untitled collage 48 1100x620

Gjermania ka prezantuar një pr/ligj të ri sipas të cilëve personat që mbajnë qen do të jenë të detyruar t’i nxjerrin jashtë të paktën dy herë në ditë miqtë e tyre me 4 këmbë.

Pr/ligji mbështetet nga ministrja e Bujqësisë, Julia Klöckner dhe nëse miratohet do të hyjë në fuqi në vitin 2021. Ai parashikon që qentë duhet të qëndrojnë për të paktën 1 orë jashtë dhe nuk mund të lihen vetëm gjithë ditën në shtëpi apo të mbahen lidhur me zinxhirë për kohë të gjata.

“Qentë nuk janë lodra pelushi. Kanë nevojat e tyre që duhen marrë në konsideratë”, u shpreh ministrja gjatë prezantimit të këtij ligji.