Gjilani triumfon në Europa League, mposht 3-1 skuadrën nga San Marino

Gjilani europa league 1100x620

Skuadra e Gjilanit ka arritur të triumfojë 3-1 në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj skuadrës Tre Penne, nga San Marino, e vlefshme për Europa League.

Skuadra nga Kosova arriti të dominojë totalisht kundërshtarin, I cili mbeti me një lojtar më pak që në pjesën e parë, e cila u mbyll 1-1.

Ndërkohë, në pjesën e dytë skuadara e drejtuar nga trajneri Gentjan Mezani realizoi edhe dy gola të tjerë.

Kjo ishte fitorja e parë në Europë për skuadrën e Gjilanit, e cila tashmë do të ndeshet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë përballë Apoel të Qipros.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 159 raste të reja me COVID-19
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Shqipëri, 4 viktima në 24 orë, 362 në total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 185 persona në spital, 15 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 6940 nga fillimi i epidemisë