Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ish-këshilltari i Trump në gjykatë, mohon akuzat për shpërdorim të fondeve për murin

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 16:52 | Bota
Ish-këshilltari i Trump në gjykatë, mohon akuzat për

Ish këshilltari i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Steve bannon, doli para një gjykate në Manhatan pasi u akuzua për mashtrim.

“E gjithë kjo fiasko është për ta penguar njerëzit që duan të ndërtojmë murin”, u shpreh Steve Bannon.

Bannon dhe tre persona të tjerë dyshohen se kanë përdorur për qëllime personale, përfshirë kirurgji plastike, golf dhe pagesa për një varkë, paratë e mijëra donatorëve për fushatën online ‘ne ndërtojmë murin’ nga e cila u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë.

Në shfaqjen e tij të parë në gjykatë ai tha se ishte i pafajshëm.

“Ndihemi shumë keq për të. Kam kohë që nuk merrem më me Bannon”.  Presidenti Trump thotë se nuk di asgjë për fushatën e mbledhjes së fondeve apo për njerëzit që ishin përfshirë në të.

“Ja bëra të qartë mendimin tim në atë kohë.Nuk më pëlqente. Mendoj se është vertët dicka e trishtë”, shton Trump.

Kundërshtarët e Trump në fushatën e Biden dhe Harris nxituan të nxjerrin në pah për lidhjet e Bannon me presidentin.

“Fushata e Biden-Harris. A ështe diçka e papritur që një tjetër prej bashkëpunëtoreve të ngushtë të tij në nivelet më të larta të qeverisë, paditet per shkelje. Fatkeqësisht jo”, shprehet Kate Bedingfield.

Bannon është liruar me kusht me 5 milion dollar dhe do të jetë nën mbikqyrje të autoriteteve dhe do t’i nënshtrohet kufizimeve në udhëtime. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë