Kriza Covid-19 në SHBA, a është i sigurt kthimi i nxënësve në shkolla?

Rastet me koronavirus janë në rënie në 20 shtete amerikane dhe të qëndrueshme në 18 të tjera. Ekspertët thonë se të dhënat janë argumenti më i mirë për mbajtjen e maskës dhe distancimit social. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm lidhur me respektimin e rekomandimeve të shëndetit publik për të ndaluar vatrat dhe shpërthimet”, shprehet një zyrtar i shëndetësisë amerikane.

Megjithatë, disa shtete, përfshirë Mizurin, Vermontin dhe Hauain po përjetojnë shifra në rritje. “Nuk do të ketë grumbullime brenda apo jashtë në ishullin Oahu”, deklaroi kryebashkiaku i Honolulut, Kirk Caldwell.

Teksa dita e parë e shkollës afron, mësuesit lëshojnë alarmin. Në Detroit, Shoqata e Mësuesve aprovoi grevën për sigurinë lidhur me frikën se qyteti nuk po ofron mbrojtje të mjaftueshme.

 “Aksioni i sotëm nuk ishte diçka e dëshiruar nga ne, por duhej të ndërmerrej”, deklaron Terrence Martin, e federatës së Mësuesve.

Për studentët në kampuse, rregullat janë strikte për një arsye të mirë. Kolegjet dhe Universitetet në shumë shtet po raportojnë vatra rastesh. Shumë prej tyre erdhën për shkak të festave të organizuara pa aprovimin e drejtuesve.

Ndërkohë, deri më tani më shumë se 5.5 milionë amerikanë janë infektuar me Covid-19, ndërsa të paktën 174 mijë pacientë kanë humbur jetën. Autoritetet shëndetësore shpresojnë që shifrat të vazhdojnë trendin në rënie gjatë javëve në vijim.