Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kthimi i emigrantëve, pak informacion edhe për procedurat në Itali

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 12:18 | Aktualitet
Kthimi i emigrantëve, pak informacion edhe për procedurat në

Nga porti i Vlorës ka nisur prej disa ditësh kthimi i emigrantëve drejt vendeve ku punojnë dhe jetojnë në Itali, ndërkohë që në pjesën më të madhe informacionin që ata disponojnë e kanë vetëm mbi faktin se duhet të qëndrojnë në karantinë.

 Ndryshe nga emigrantët që iu drejtuan Greqisë javën e kaluar, ata që udhëtojnë drejt Italisë duket sikur e kanë informacionin më të plotë, ndërkohë që fluksi i gushtit nuk është i njëjtë me atë të viteve të kaluara.

Por pavarësisht një informacioni të përgjithshëm, ata nuk dinë se kur të mbërrijnë në Itali, do të bëjnë tamponin apo duhet thjesht të plotësojnë një formular.

“Besojmë se do të bëjmë tamponin në port, dhe patjetër do karantinohemi në qoftë se rezultojmë pozitivë”, thotë njëra nga pasagjeret.

Në këto ditë të gushtit, nga porti i Vlorës në drejtim të Italisë me tragetet e linjës Vlorë-Brindisi udhëtojnë rreth 300 pasagjerë në ditë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë