Kuba prezanton vaksinën e saj, ja kur do të jetë e disponueshme

kuba vaksina 1100x620

Kuba ka njoftuar se ka krijuar vaksinën për koronavirusin. Autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë bërë me dije se ajo do të jetë e disponueshme në gjysmën e dytë të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Vaksina do të quhet “Soberana 01” dhe do të zhvillohet nga Instituti Finlay i Vaksinave. Që të jetë e efektshme, çdo person do të duhet të marrë dy doza nga kjo vaksinë.

Testimet e vaksinës do të nisin në 24 gusht dhe vullnetarë do të jenë 676 persona nga 18 deri në 80 vjeç.

Kuba ka për qëllim që të ketë një vaksinë të vetën. Në 19 maj, Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, deklaronte se vendi duhet të kishte një vaksinë të vetën që të mos ishte i varur nga vendet e tjera: “Edhe pse po zhvillohen vaksina nga shtete të tjera, neve na duhet vaksina jonë”.

Qeveria kubaneze mburret me bioteknologjinë e saj, që ka krijuar vaksina kundër Hepatitit B dhe sëmundjeve të tjera si meningjiti, kanceri i mushkërisë dhe tumoret e kokës.