Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Libia drejt paqes, palët në konflikt arrijnë armëpushimin

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 15:03 | Bota

Një lajm i rëndësishëm vjen nga Libia, pas vitesh lufte civile që ka ndarë në dysh vendin afrikano-verior.

Presidenti i njohur nga komuniteti ndërkombëtar, Fayez al-Serraj, dhe kreu i të ashtuquajturit “parlamenti i Tobruk”, Aguila Saleh, kanë deklaruar një armëpushim në gjithë territorin e vendit, dhe rifillimin e dialogut politik në mënyrë që të shkohet në mars në zgjedhje të reja dhe në një vend sërish të bashkuar.

Sipas marrëveshjes, zona ku është luftuar muajt e fundit si Sirte dhe al-Jufra do të çmilitarizohen dhe luftëtarët e dy palëve do të zëvendësohen nga forca policie të përbashkëta.  

Serraj dhe Haftar, me presidentin francez Macron

“Objektivi final është të rimarrim kontrollin e territorit dhe të shporrim forcat mercenare dhe të huaja”, thuhet në deklaratën e Serraj.

Me marrëveshjen e re mund të rifillojë edhe prodhimi i naftës, që sheh Libinë si një nga aktorët më të rëndësishëm në rang global, por që ka kufizuar prodhimin praktikisht që pas rënies së diktatorit Ghaddafi në vitin 2011.

Nuk vijnë ndërkohë mesazhe zyrtare nga gjenerali Haftar, kreu i ushtrisë kombëtare libike që faktikisht kontrollon Tobrukun dhe të cilit Saleh është aleat. Gjithsesi gjenerali kishte përshëndetur qysh në qershor një marrëveshje të mundshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli