Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Më vjen keq për këdo që kam lënduar”, dënohet përjetë vrasësi serial

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 21:52 | Bota

Një ish oficer policie i Kalifornisë, i cili për shumë vite bëri një jetë të dyfishtë dhe u pagëzua si “Vrasësi i Golden States” u dënua me burg përjetë për një seri vrasjes në vitet 1970-80, të cilat arritën të zbardheshin vetëm pas shumë vitesh.

Dënimi i 74-vjeçarit Joseph James DeAngelo erdhi pas 4 ditësh seanca emocionale ku viktimat e tij dhe anëtarët e familjeve u përballën me të në gjyq.

Përpara se të mësonte fatin e tij , DeAngelo u çua për herë të parë në këmbë nga karrigia me rroga ku qëndronte, hoqi maskën dhe iu kërkoi falje familjarëve të viktimave të tij.

DeAngelo u gjet fajtor për 13 vrasje dhe 13 rrëmbime nga vitet 1975 në 1986.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani