Navalny ende në koma, mjekët rusë refuzojnë transferimin e tij në Gjermani

mjeket navalny 1100x620

Mjekët rusë thonë se gjendja shëndetësore e liderit të opozitës, Alexei Navalny mbetet ende kritike, aq sa ai nuk mund të transferohet në Gjermani për kurim pas dyshimeve se është helmuar. 

Prej të enjtes Navalny qëndron në koma, pasi u sëmur gjatë një fluturimi, ndërsa mbështetësit e tij e quajnë vendimin e mjekëve rusë kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij. Ata citojnë edhe një raport ku përmendet “substanca vdekjeprurëse” me të cilën dyshohet të jetë helmuar 44-vjeçari e që besohet se është e rrezikshme jo vetëm për Navalny, por edhe për ata që i qëndrojnë pranë.

Gjithsesi, sipas mjekëve, në testet që i janë kryer liderit të opozitës ruse, nuk është gjetur asnjë gjurmë helmi.

“Por, gjendja e tij mbetet kritike, ai nuk mund të transferohet asgjëkundi në këto kushte”, thonë mjekët, ndërsa aktivistët kanë dërguar një avion për ta dërguar atë në Berlin për kurim.