Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Pas 4 vitesh, Blackberry rikthehet në “smartphone”, por me tastierën tradicionale

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 12:39 | Teknologji

Edhe pse prej vitesh është zhdukur nga qarkullimi dhe askush nuk e përdor më telefonat BlackBerry duket se do të rikthehen sërish.

Logo BlackBerry do të rishfaqet tashmë në një “smartphone”, por edhe me një pamje të re dhe larg tradicionales.

Në telefonin e mençur kompania ka vendosur të ruajë një karakteristikë të saj: shkrimin jo me prekje në tastierën e sheshtë por me germat e vjetra, ato fizike. Blackberry do të veprojë si çdo telefon tjetër Android, me internet 5G dhe pritet që të hidhet në treg gjysmën e parë të vitit 2021.

BlackBerry Key 2, modeli i fundit i shpërndarë në 2018, nuk pati suksesin që shpresohej

Telefonat BlackBerry njihen gjerësisht për komunikimet e tyre të mbrojtura, privatësinë dhe të dhënat, po ashtu të ruajtura me kujdes. Vite më parë, BlackBerry njihej si mbreti i i smartfonëve dhe kulmin e suksesit e arriti në vitin 2012 me mbi 80 milionë përdorues aktivë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani