Plazhistët bashkohen për të shpëtuar 2 notarët në vështirësi

Një solidarizim i plazhistëve arriti të shpëtojë dy persona në vështirësi në një plazh në Dorset.

Personat që ishin në breg u kapën njëri pas tjetrit në një zinxhir njerëzor për të shpëtuar dy jetë në fije të perit që po përballeshin me dallgët e fuqishme në plazhin Durdle Door.

Era e fortë dhe zbatica e bënin të pamundur që dy personat të dilnin nga deti kështu që duhej një reagim i menjëhershëm i cili u arrit brenda pak minutash nga plazhistët që ndodheshin në breg.