Reklamë filmi me vajza 11-vjeçare, Netflix akuzohet për pedofili

cuties 1100x620

Reklama e Netflix për filmin francez “Cuties”, ku shihet një grup vajzash të vogla duke bërë “twerking”, ka provokuar shumë polemika në rrjetet sociale.

“Amy është 11 vjeç dhe kërkon të bëhet pjesë e një grupi balerinash që kërcejnë në mënyrë sensuale. Ajo nis të eksplorojë veten dhe të sfidojë familjen e saj besimtare”, lexohet në tekstin e reklamës.

Filmi është akuzuar për pedofili nga klientët e Netflix. Mes tyre edhe gazetarja dhe aktorja spanjolle Teresa Lozano: “E patolerueshme. Kulturë pedofilie. Ta ndalojmë këtë fëlliqësirë”.

Netflix kërkoi falje për këtë reklamë duke shkruar në Twitter: “Na vjen keq për ilustrimet e papërshtatshme që përdorëm për “Cuties”. Nuk përfaqësonin këtë film francez që ka fituar çmim në Sundance. Kemi ndryshuar pamjet dhe përshkrimin”.