Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rekomandimi i ri i OBSH, ul moshën e personave që duhet të mbajnë maske

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 21:10 | Bota
Rekomandimi i ri i OBSH, ul moshën e personave që duhet të

Vijon të rikthehet dhe njëherë debati për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia koronavirus ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës.

Në konferencën e fundit për shtyp të mbajtur në Gjenevë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska rekomandohet të mbahet dhe nga fëmijët duke filluar që nga mosha 12 vjeçare.

Sipas OBSH, fëmijët duhet të mbajnë maskë njësoj si të rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet rregulli i distancimit për të paktën një metër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë