Sërish në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi rizgjidhet me 62 vota

talat xhaferi pj 3 frame 7956 okkk 1100x620

Talat Xhaferi do të jetë dhe për 4 vjet të tjera në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sipas marrëveshjes së arritur mes BDI dhe LSDM për koalicionin qeverisës.

Mbrëmjen e së enjtes Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut votoi me 62 vota pro dhe 43 kundër për rizgjedhjet e Xhaferit në këtë post të rëndësishëm. Opozita shqiptare nuk mori pjesë në votim pasi u largua nga salla.

Pas emërimit, Xhaferi do të duhet të caktojë një seancë për zgjedhjen e qeverisë që pritet ta kryesojë lideri I LSDM-së, Zoran Zaev. Data më e mundshme është ajo e 2 shtatorit.