Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vaksina për Covid-19, Shqipëria do e marrë nga OBSH dhe do jetë falas jo me detyrim

Nga A2 CNN
21 Gusht 2020, 19:08 | Aktualitet
Vaksina për Covid-19, Shqipëria do e marrë nga OBSH dhe do

Shqipëria do të sigurojë vaksinën kundër koronavirusit përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Grupi COVAX, nën drejtimin e OBSH, është një nga mundësitë më të mëdha për rezervimin e dozave kundër Covid-19.

Shefja për sëmundjet infektive në ISHP, Silva Bino thotë se Shqipëria është në bisedime edhe me shtete të tjera, ndërsa bëhet e ditur se ajo do të jetë falas për shqiptarët dhe jo e detyrueshme.

“Akoma bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina, të cilat e kanë kaluar fazën e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka iniciativa të ndryshme. Një iniciativë është iniciativa botërore e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, shprehet Bino.

Shtetet më të fuqishme po punojnë për nxjerrjen e vaksinës së kualifikuar të Covid-19 dhe shumë vende kanë rezervuar miliona doza të vaksinave që konsiderohen premtuese.

Ende nuk dihet se sa vaksina do të sigurohen për Shqipërinë përmes OBSH dhe vendeve të tjera dhe se cilat do të jenë kontigjentet e para që do ta kryejnë. Ndërkohë për vaksinën e gripit Shqipëria ka shtuar porositë si edhe kategoritë që do ta përfitojnë.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu në Qendrën Shëndetësore të Kombinatit.  

Vaksinimi ndaj gripit do të nisë më herët për mbrojtur grupet më të riskuara nga pasojat që mund të shkaktojnë dy viruset njëkohësisht.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli