100 mln persona rrezikojnë varfërinë nga pandemia, alarmi i Bankës Botërore

Varferia ne bote 1100x620

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 mund të çojë në varfëri ekstreme deri në 100 milionë persona.

Alarmi është lëshuar nga presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, që zëvendësoi parashikimin e mëparshëm të prekjes së 60 milionë personave. Sipas tij, shifra mund të rritet nëse pandemia ashpërsohet ose zgjatet në kohë.

Ai u bën apel kreditorëve që të reduktojnë borxhet e vendeve të varfra dhe t’u zgjasin afatin e shlyerjes.

Ndërkohë, në muajin prill, G20, vendosi që të pezullojë deri në fund të 2020, rimbursimet e borxheve të shteteve më të varfra.