Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

3-vjeçari hero shpëton shokun nga mbytja

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 22:33 | Bota

Mediat britanike kanë publikuar një video ku shfaqet momenti heroik kur një djalë tre vjeçar në Brazil shpëton shokun e tij nga mbytja në një pishinë.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji në një shtëpi në Itaperuna, një qytet në veri të Rio de Janeiro, ndërsa fëmijët ishin vetëm në pishinë.

Djali 3 vjeçar i kujdestarit të pronës doli fshehurazi nga shtëpia e tij pa i thënë nënës së tij dhe u nis për në pishinë. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u përpjekur të arrinte një komerdare në pishinë kur papritur ra brenda.

Për fat të mirë, shoku i tij, Arthur de Oliveira, ishte aty për ta ndihmuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani