Conte paralajmëron largimin nga Interi: Do ta sqarojmë situatën me qetësi

Conte Inter 1100x620

Conte e mbylli pa asnjë trofe vitin e tij të parë në krye të stolit të Interit. Po ashtu si pas ndeshjes së fundit në Serie A edhe pas dështimit në finale të Europa League, Conte ka lënë vend për largim nga Interit.

“Disa gjëra këtë vit nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime. Nëse disa situata ndikojnë te familja ime, kjo nuk është e pranueshme për mua. Gjithçka ka një limit, duhet të kuptoj ku është limiti im. Do ta sqarojmë situatën me qetësi dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që të kaloja një vit të madh te Inter, por që ka qenë edhe shumë i vështirë”, u shpreh Conte.

Sa I përket zhvillimit të ndeshjes, trajneri ka theksuar se është përvoja e Sevilla-s në finale të tilla që ka bërë diferencën.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë dhe e barabartë. Ne kemi pasur raste, por jemi ndëshkuar nga një devijim i pafat i Lukakut. Ndjejmë keqardhje, por skuadra dha gjithçka kundër një rivali me shumë përvojë që është mësuar me ndeshje të tilla dhe që ka fituar finalen disa herë. Në fund, kjo është ajo që ka bërë diferencën”, deklaroi Conte.