Dyndje drejt bregdetit, fluks edhe në Qafë Thanë

dogana e qafe thanes 1100x620

Përveç Morinës, fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh edhe në dogën e Qafë Thanës, ku shumë shtetas të huaj dynden drejt bregdetit shqiptar për të kaluar të paktën fundjavën.

Të premten, në Qafë Thanë hynë në Shqipëri 3570 persona dhe dolën 3203 të tjerë.

Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës, prej orës 04:00 deri rreth orës 10:00 më shumë se 3700 persona janë futur në Shqipëri, shtetas shqiptarë, serbë, bullgarë, polakë, madje edhe rusë.

Aktualisht është duke u punuar me 4 sportele në hyrje dhe në dalje të Qafë Thanës. Ka fluks, por jo radhë të gjata.