Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kreu i OBSH: Pandemia mund të përfundojë brenda dy viteve

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 09:11 | Bota
Kreu i OBSH: Pandemia mund të përfundojë brenda dy viteve

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shpreson që pandemia e koronavirusit të përfundojë brenda dy viteve.

Teksa foli nga Gjeneva të premten, Ghebreyesus u shpreh se për gripin spanjoll, në vitin 1918, u deshën dy vite për ta kaluar, ndërsa ai shton se përparimi i teknologjisë mund t’i lejojë botës ta ndalojë virusin në një kohë edhe më të shkurtër.

“Sigurisht, tani virusi mund të përhapet më me shpejtësi, por në të njëjtën kohë, ne kemi teknologjinë dhe njohuri për ta ndaluar atë”, u shpreh kreu i OBSH.

Gripi spanjoll i vitit 1918 vrau të paktën 50 milionë njerëz, ndërsa koronavirusi deri më tani u ka marrë jetën pothuajse 800 mijë personave dhe ka infektuar mbi 22,7 milionë në të gjithë botën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë