Kurrë nuk është vonë, ndryshimi drastik i nënës 74-vjeçare

Tre vjet më parë peshonte gati 90 kilogramë, merrte ilaçe për tensionin, ndërsa luftonte edhe me një artrit të rëndë.

Joan MacDonald, nga Cobourg, Kanada, vendosi të bëjë ndryshimin e madh edhe pse në atë kohë ishte 71 vjeçe. Ajo nisi ushtrimet në palestër, ndërsa tregoi kujdes në ushqim, duke ngrënë shëndetshëm.

Sot, ajo peshon 61 kilogramë, ndërsa është bërë edhe një frymëzim për mijëra persona në rrjetet sociale. Joan MacDonald ndiqet aktualisht nga më shumë se 800 mijë persona në Instagram.

“Ndryshimi nisi tre vjet më parë dhe sinqerisht mund të them se sot jam një tjetër person. Tashmë dua të ndihmojë edhe persona të tjerë që duan të humbasin peshë, të cilët duhet të zgjidhin një mënyrë jetese më të shëndetshme”, shprehet 74-vjeçarja.