Ndërron jetë kitaristi i Red Hot Chilli Peppers

Untitled collage 53 1100x620

Ndërron jetën në moshën 64 vjeçare kitaristi Jack Sherman, i cili ishte pjesë e grupit të famshëm Red Hot Chilli Peppers, në kohën kur ata prezantuan albumin e tyre të parë.

“Ai ishte një shok i veçantë dhe ne e falenderojmë atë për të gjithë kohërat e mira dhe të këqija që kemi kaluar”, shkruhet në faqen zyrtare të grupit muzikor.

Sherman iu bashkua bandës në turin e tyre të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1984 dhe është një nga shkruesit e këngëve në albumin e dytë.

Shkaqet e vdekjes së tij janë ende të paqarta.