Partizani i Dajës nuk bind, humb në miqësore ndaj Egnatias

partizani 1100x620

Edhe pse ka pak kohë në krye të stolit, Partizani i Ilir Dajës nuk ka gjetur ende ritmin që i nevojitet për të qenë kompetitiv në sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore.

Pas barazimit në ndeshjen e parë miqësore ndaj Korabit, “Të Kuqtë” kanë pësuar një disfatë në të dytën përballë inferiorëve të Egnatias me rezultatin 0-1. Goli i vetëm i Egnatias u shënua nga Ndriçim Shtupina.

Tashmë Partizani po bëhet gati për t’u nisur për në Ohër ku do të zhvillojë dhe fazën përgatitore përpara kampionatit. Duket se ekipi i presidentit Demi do të hasë vështirësi këtë sezon, kjo edhe për shkak të problemeve me merkaton e cila është bllokuar nga UEFA për shkak të çështjes Çinari.