Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, arrestohet autori

arrestimii 1100x620
Foto ilustruese

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Tiranë, i cili akuzohet për përndjekje të një vajze 28 vjeçe.

Policia, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, arrestoi autorin.

Personi i vënë në pranga është shtetasi me inicialet K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.