Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Petrit Vasili apel qeverisë: Investoni në shëndet publik që pandemia të vihet në kontroll

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 19:08 | Politikë
Petrit Vasili apel qeverisë: Investoni në shëndet publik që

Nënkryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka rikthyer edhe njëherë apelin ndaj qeverisë për të investuar sa më shumë në sektorin e shëndetësisë për të përballuar pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Vasilit vetëm duke investuar në shëndetin publik, kjo pandemi mund të vihet më shpejt në kontroll.

“Qeveri e kryeministër investoni në Shendet Publik dhe Pandemia do të vihet shumë shpejt në kontroll! Investime në shëndet publik, kyçi i përballimit të pandemisë!! Investimi në shëndet publik në tërësi dhe mbi të gjitha në Institutin e Shëndetit është pika kyçe per te menaxhuar pandeminë.

Pa rritur intensivisht kapacitetet laboratorike testuese dhe aftësinë e përpunimit të të dhënave, pandemia do të ketë një menaxhim kaotik, të pa shënjestruar dhe pa aftësi prognozimi.

Investimet duhet të jenë të shpejta dhe me peshë sepse situata është emergjente dhe duhen kryer testime të bollshme pa të cilat nuk mund të ndërtohet asnjë model epidemiologjik që mundëson racionalizimin e ndërhyrjeve dhe targetimin e tyre”, shkruhet në postimin e Vasilit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani