Protestuesit i venë flakën parlamentit në Irak

Është pushtuar nga flakët parlamenti rajonal i Basras në Irak, pasi një grup i madh protestuesish çanë rrethimin e sigurisë të godinës qeveritare duke i vënë asaj flakën.

Prej disa ditësh Basra është përfshirë nga protesta të dhunshme, pasi qytetarët i kërkojnë parlamentit të shkarkojë nga detyra guvernatorin e pasi dy aktivistë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në 3 sulme të ndryshme të armatosura gjatë javës.

Aktivisth Reham Yacoub, i cili drejtoi disa nga marshimet e grave në të shkuarën, u vra të mërkurën ndërsa persona të armatosur sulmuan makinën e tij.

Ky ishte incidenti i tretë brenda javës që kishte si objektiv një nga aktivistët kundër qeverisë, përpara se një person tjetër të vritej në një atentat të ngjashëm.

Vala e dhunës shpërtheu kur aktivisti Tahseen Osama u vra javën e kaluar, ngjarje që nxorri mijëra persona në rrugë. Policia qëlloi me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit, të cilët iu përgjigjën me bomba molotov.