Qyteti gjerman organizon 3 koncerte për të studiuar koronavirusin

Untitled collage 54 1100x620

Tre koncerte të muzikës pop do të mbahen brenda një dite në Gjermani për t’iu krijuar mundësinë shkencëtarët të hetojnë rreziqet gjatë eventeve të tilla në periudhën e pandemisë.

Rreth 4,000 vullnetarë të shëndetshëm nga 18 deri 50 vjeç janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë eksperiment që do të mbahet në Leipzig dhe që organizohet nga Universiteti i Halle.

Kantautori Tim Bendzko pranoi të performojë në të tre koncertet njëri pas tjetrit

Koncerti studimor është quajtur “Restart-19” dhe u mendua të kryhej për të hetuar kushtet se si organizimet të tilla mund të mbahen gjatë  pandemisë.

Shkencëtarët kanë menduar të provojnë tre skenarë të ndryshëm me rreth 4,000 vizitorë në “Quarterback Immobilien Arena” në Leipzig.

E para synon të simulojë një ngjarje para pandemisë; e dyta me higjienë më të madhe dhe një distancim shoqëror dhe i treti me gjysmën e pjesëmarrësve dhe me secilin person që qëndron 1.5 metra larg.