Sezoni turistik, fluks qytetarësh në doganën e Morinit

MBULIM RADHET DOGANA frame 0 1100x620

Vazhdon fluksi në doganën e Morinit i shtetasve kosovarë që vijnë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar.  

Që nga mëngjesi i kësaj të shtune deri në orën 08:00 kanë hyrë në Shqipëri mbi 20 mijë persona. Për lehtësuar kalimin në doganë e Morinit punohet me 6 sportele e me procedurë të përshpejtuar.

Dogana e Kosovës punon gjithashtu me 6 sportele me procedurë të përshpejtuar. Në orët e mesditës ka pasur fluks edhe të mjeteve të tonazhit të rëndë që kryejnë transport mallrash në të dy anët e kufirit.