Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shtohen pushuesit në Vlorë, trafik i rënduar në Orikum

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 22:45 | Aktualitet
Shtohen pushuesit në Vlorë, trafik i rënduar në Orikum

Trafik i rënduar është shënuar në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Vlorë-Orikum si pasojë e numrit të madh të turistëve që kanë zgjedhur bregdetin në këto ditë të fundit vere.

Rreshti i makinave shkon në disa kilometra, por forcat e shumta të policisë në këtë aks po punojnë për të bërë qarkullimin normal të automjeteve.

Operatorët turistikë në qytetin e Vlorës raportojnë se fluksi i turistëve gjatë kësaj fundjave ka qenë tepër i lartë aq sa rreth 80% të kapaciteteve hoteliere kanë qenë të mbushura.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani