Vijon lufta me flakët në Kaliforni, të paktën 6 të vdekur

Kalifornia vijon të jetë e pushtuar nga flakët, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë deri tani. Aktualisht janë mbi 560 vatra aktive që vijojnë të përhapen me shpejtësi, jashtë kontrollit.

Deri tani, më shumë se 771 mijë hektarë janë djegur, ndërsa janë shkatërruar edhe lagje të tëra me shtëpi. Gati 12 mijë zjarrfikës janë duke luftuar me flakët. Guvernatori ka kërkuar ndihmë nga Kanadaja dhe nga Australia.

Më shumë se 500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shkrumbuar deri tani, ndërsa 43 zjarrfikës dhe civilë janë lënduar gjatë përpjekjes për të vënën nën kontroll flakët.