Bjellorusia në kaos, Lukashenko del me kallashnikov në dorë, armatos edhe djalin adoleshent

Situatë gjithmonë e më kaotike në Bjellorusi. Ndërkohë që vijojnë në kryeqytetin Minsk protestat popullore të shpërthyera pas zgjedhjeve presidenciale,  ku fitorja e Alexander Lukashenko u kritikua nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, tonet po bëhen gjithmonë e më të nxehta dhe rrezikojnë të çojnë vendin ish-sovjetik në lufte civile.

Pas akuzave për një ndërhyrje të mundshme të trupave të NATO-s, presidenti Lukashenko ka shpërndarë sot disa pamje ku tregohet i armatosur deri në grykë gjatë një udhëtimi me një nga helikopterët qeveritarë.

Pamjet tregojnë një Lukashenko që mban në dorë një kallashnikov, gati si një sinjal që pushtetin e tij do ta mbrojë me çdo kusht, edhe atë të armëve. Një simbolikë kjo e përforcuar edhe nga pamjet e djalit të tij, 15-vjeçarit Nikolay, edhe ai i armatosur.