E pazakontë nga Kukësi, Gega kërkon formacionin nga lojtarët

kukesi formacioni 1100x620

Skënder Gega mbetet një trajner ndryshe nga të tjerët. Me metodat e tij arriti të rikthente Partizanin te titulli pas çerek shekulli dhe tashmë Kukësi i ka besuar drejtimin e stolit.

Përpara ndeshjes në Europa League me Slavian e Sofias, Gega i ka dhënë për detyrë futbollistëve që të përzgjidhnin atë që sipas tyre do të ishte formacioni më i mirë për ndeshjen ndërkombëtare.

Natyrisht që Gega e ka të qartë se si do ta rreshtojë ekipin në fushën e lojës, në sfidën e së enjtes së 27 gushtit. Megjithatë, trajneri dëshiron të dëgjojë edhe mendimin e të gjithë skuadrës, si edhe të krijojë harmoni brenda grupit përpara debutimit në kupat e Europës.