Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Hakmerret" TikTok, kompania kineze padit Donald Trump

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 19:15 | Teknologji
"Hakmerret" TikTok, kompania kineze padit Donald Trump

Aplikacioni kinez që u shndërrua në një sensacion në rrjet muajt e fundit, TikTok, do të nisë një betejë ligjore ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit firmosi pak javë më parë një ligj që ndalon përdorimin e tij në SHBA, duke nisur nga muaji shtator.

Zyrtarët në Uashington janë të shqetësuar se kompania në fjalë mund t’i kalojë qeverisë në Kinë, të dhënat e shtetasve amerikanë, lëvizje kjo e mohuar nga drejtuesit e TikTok.

Vetëm në SHBA, numërohen 80 milionë përdorues aktivë të aplikacionit që ndan në rrjet video të shkurtra disa sekondëshe. Po njësoj, firma kineze “Tencent” ngriti një tjetër padi ndaj Presidentit Trump pas ndalimit të rrjetit tjetër social “Wechat”.

https://a2news.com/2020/08/01/shba-nuk-do-te-lejoje-me-tiktok/

Deri më tani TikTok është ndaluar me ligj edhe në Indi ndërsa Australia pritet të marrë një vendin gjatë javës së ardhshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë