Krijohet maska e frymëzuar nga filmi “Alien”

Shumica e vendeve kanë vendosur përdorimin e detyrueshëm të maskave për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Për këtë arsye, shumë njerëz krijues kanë përfituar nga kjo kohë për të shpikur dizenjo maskash nga më të ndryshmet.

Njëri prej tyre, anglezi James, ka përpunuar një maskë që ka formën e larvës që të ngjitet në fytyrë në filmin e famshëm horror “Alien”, të vitit 1979.

Kjo maskë ka plot 59 pjesë dhe për t’u krijuar janë dashur 3 ditë.