Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Bajraktari dëshmon në gjykatë: Ramë të dy nga motori i ujit

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 10:31 | Kronikë
Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Bajraktari dëshmon

Është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për Indrit Bajraktarin, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia të 17-vjeçares Enisa Dodaj, në plazhin e Velipojës.

https://a2news.com/2020/08/20/mbytja-e-17-vjecares-ne-velipoje-policia-arreston-nje-25-vjecar/

“Jemi rrëzuar të dy nga motori i ujit dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi kam ardhur në vete, kam tentuar që të dal me not në breg. Jam munduar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Më pas, ka ardhur nje çift tjetër me motor uji dhe më thanë se po njoftonin pronarin e motoskafeve se ata ishin dy vetë dhe nuk kishte vend për mua”, ka thënë Indrit Bajraktari në sallën e gjyqit.

Në lidhje me vajzën, e cila ishte minorene, ai tha: “Kam menduar se vajza ishte 18 vjeç, ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli, atje ku jetoj unë, dhe kemi njohje. Kemi qenë pa jelekët mbrojtës në motoskaf”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani