MotoGP/ Oliveira shkruan historinë, Dovizioso i afrohet kreut të renditjes

oliveira miguel 600x338

Mungesa e Marc Marquez ka bërë që Botërori i MotoGP të mos ketë një dominues këtë vit. Në fundjavën e surprizave, Miguel Oliveira fitoi garën e Austrisë duke u bërë piloti i parë portugez që fiton një çmim të madh në MotoGP.

Piloti i KTM-së fitoi në kthesën e fundit të saj garën e 900 në historinë e motoçiklizmit, duke përfituar nga dueli i Miller dhe Espargaro për kryesimin. Dy pilotët që kishin kryesuar garën deri në metrat e fundit dolën në kthesë, duke lejuar portugezin që të arrinte një sukses që as ai vetë nuk e priste.

Në vend të katërt Joan Mir (Suzuki), ndërsa pikë të rëndësishme mori Andrea Dovizioso (Ducati), i cili e sheh veten vetëm 3 pikë larg kryesuesit të renditjes së përgjithshme, Fabio Quartararo.

Vetëm i nënti Valentino Rossi, me një motor Yamaha që këtë vit po tregon një rendiment shumë të dobët.

MotoGP do të rikthehet më 13 shtator, me Çmimin e Madh të San Marinos.