Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndryshimet kushtetuese/ Meta nuk firmos dekretin, i kalon në heshtje

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 13:12 | Politikë
Ndryshimet kushtetuese/ Meta nuk firmos dekretin, i kalon në heshtje

Ilir Meta ka vendosur të mos e hedhë firmën e tij mbi ndryshimet kushtetuese, por në heshtje ka lënë hyrjen në fuqi të Kushtetutes së Re. Pavarërisht kundërshtive të forta që Presidenti ka ndaj ndryshimeve që lejuan hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve paraelektorale, Ilir Metën nuk e lejon Kushshtetuta të kthejë për rishqyrtim ndryshimet në aktin themeltar të shtetit, ndaj ai ka zgjedhur që t’i kalojë në heshtje.

Është pikërisht neni 177 i Kushtetutës që sanksionon se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës.

Presidenti i ka konsideruar të papranueshme ndryshimet kushtetuese, duke nënvizuar se çdo ndërhyrje në ligjin themeltar të shtetit duhet të vijë përmes dialogut dhe jo arbitrarisht nga mazhoranca.

Kjo e diel shënonte fundin e afatit 20-ditor që Presidenti kishte në dispozicion për të dekretuar ndryshimet kushtetuese që pritet të botohen në Fletoren Zyrtare në 26 gusht, duke hyrë zyrtarisht në fuqi.

Ndryshimet Kushtetuese të miratuara në 30 korrik nuk u dakordësuan me PD dhe LSI, por përmes një marrëveshje të firmosur me opozitën paralmentare dhe u miratuan me 106 vota pro. Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se nuk i njeh këto ndryshime.

Ndërhyrjet në Kushtetutë parashikojnë hapje të listave elektorale në së paku 2/3, por ndalojnë koalicionet parazgjedhore siç i kemi sot, çka është kundërshtuar nga opozita e bashkuar, duke e cilësuar si votat që zhbënë marrëveshjen e dakordësuar mes palëve në 5 qershor.      

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani