Prezantohet Batmani më i zymtë që kemi parë ndonjëherë

Është publikuar “trailer”-i i parë i filmit “The Batman” me protagonist kryesor Robert Pattinson.

Nga pamjet, duket se regjisori Matt Reeves ka vendosur që superheroin e famshëm ta risjellë më të zymtë se asnjëherë më parë.

“Filmi tregon periudhën e parë të Batmanit dhe nuk është një Batman perfekt. Ai po mëson se si të jetë hero. Nuk tregon origjinën e tij, por e prek atë. Është një histori detektivi, një mister, por ka edhe aksion”, tha regjisori i filmit.

“The Batman” do të shfaqet për herë të parë në 1 tetor 2021.