Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sot luhet finalja e Champions, Bayern dhe PSG përballen për trofeun më të rëndësishëm sezonal

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 08:21 | Futboll
Sot luhet finalja e Champions, Bayern dhe PSG përballen për trofeun

Sot në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Champions League. Në Lisbonë të Portugalisë, Bayern Munchen dhe PSG do të përballen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit për klube.

Ekipi gjerman vjen si favorit pas fitoreve të thella në këtë kompeticion, ku bie në sy edhe goleada 8-2 ndaj Barcelonës. Nëse do të fitojë sot, klubi legjendar do të arrijë suksesin numër 6 në histori në Kupën e Evropës.

Ndërkohë, PSG mund të shkruajë historinë nëse triumfon sot, pasi për klubin francez do të ishte hera e parë në histori që ngre Champions League. Gjithashtu, është hera e parë për ta që arrijnë në një finale të këtij kompeticioni.

“Jemi këtu për ta luajtur këtë finale dhe fituar. Me thënë të drejtën është sfida më e madhe e karrierës sime. Është e vështirë që të përshkruaj emocionet e mia. Jam shumë i lumtur. Nuk do të bëjmë asgjë speciale në këtë takim sepse vetë kjo ndeshje dhe ajo që përfaqëson është tashmë speciale”, u shpreh përpara ndeshjes trajneri i PSG, Tuchel.

A2 CNN Livestream

Dita jonë