Triumfi i gjashtë i Bayern Munich, një francez gjunjëzon PSG

bajern fitore 1100x620

Bayern Munich fiton trofeun e tij të gjashtë të Champions League, pas një ndeshje plot emocione kundër francezëve të Paris Saint Germain, ku bavarezët triumfojnë me rezultatin 1-0.

Goli i fitores erdhi në pjesën e dytë falë një aksioni të bukur të finalizuar nga francezi Koman.

Një ndeshje spektakolare ku i vetmi element i trishtueshëm është mungesa e një koreografie të denjë për një ndeshje të këtij niveli.

Ndeshja në 45 minutat e para paraqet raste të shumta nga të dyja palët, ku shpejtësia e Neymar dhe Mbappe jo gjithmonë bashkohet me qartësinë dhe nuhatjen e golit, ndërkohë që gjermanët janë gjithmonë të rrezikshëm, si në rastin e shtyllës së goditur nga Lewandoski.

Neuer protagonist i ndeshjes

Ndërkohë që portieri Neuer ka qenë protagonist me disa pritje fantastike mbi Neymar, bavarezët, të cilëve i doli Jerome Boateng për dëmtim,  protestojnë për një faull në minutën e fundit ndaj sulmuesit Koman, që arbitri italian Orsato nuk gjykoi të denjë për penallti. 

Pjesa e dytë fillon me aksione të njëpasnjëshme të gjermanëve, që mund të godasin disa herë, por arrijnë objektivin vetëm me një goditje me kokë të francezit Koman, ish-i i PSG.

Goli i vetëm i finales nga francezi Koman

Fuqia sulmuese e dyshes Neymar dhe Mbappe bie me kalimin e minutave, por sërish Neuer kthehet në protagonist me pritje si të pabesueshme me këmbë.  

Gjermanët minutat e fundit arrijnë të menaxhojnë lojën dhe francezët dorëzohen duke humbur mundësinë për triumfin e parë europian. Për bavarezët, ky është triumfi i gjashtë, me fitoren e fundit në sezonin 2012/2013.