Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

88 gola në një sezon, Këpuca e Artë shkon për Megi Doçin

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 12:24 | Futboll
88 gola në një sezon, Këpuca e Artë shkon për Megi

Megi Doçi, futbollistja e Vllaznisë dhe e Kombëtares shqiptare, ka marrë trofeun e Këpucës së Artë për sezonin që sapo u mbyll, me 88 gola të realizuar në këtë sezon.

E emocionuar, sulmuesja e Vllaznisë dhe ekipit kombëtar falënderoi Federatën dhe presidentin Duka për vëmendjen e treguar ndaj futbollit të femrave.

“Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e gëzuar për vetë faktin se kam punuar shumë në mënyrë individuale, por edhe me ekipin. Merita është e shoqeve të skuadrës të cilat duhet t'i falënderoj shumë, por edhe stafin teknik të Vllanzisë për mbështetjen që më kanë dhënë. Në skuadër bëhet një punë e madhe për të arritur që unë të shënoj. Champions League në prag? Skuadra është në rindërtim e sipër sepse drejtuesit po punojnë për të gjetur lojtare që të përforcojnë ekipin për mungesat që kemi evidentuar. Mendoj se është duke u bërë një punë shumë e mirë sepse ekipi brenda dy ditësh do të grumbullohet në Shkodër për fazën përgatitore. Do të presim shortin dhe do të shohim. Objektivat e mi për të ardhmen janë të mëdha, duke ditur që unë kam arritur të fitoj gjithçka në Shqipëri, kupa, kampionate, Topin e Artë dhe titullin e golashënueses më të mirë. Do të punoj shumë për të arritur përsëri këto suksese, por diçka konkrete në mendjen time përveç punës nuk ka”, përfundoi Doçi.

https://www.youtube.com/watch?v=GSqxY4_9pWE&feature=emb_title

A2 CNN Livestream

Dita jonë