Do të ndeshet me Tiranën në Champions, Crvena Zvezda mbërrin në Shqipëri

WhatsApp Image 2020 08 24 at 12.44.35 600x338

Skuadra serbe e Crvena Zvezda-s ka mbërritur mesditën e sotme në Tiranë për ndeshen e së martës ndaj bardhebluve të vlefshme për Champions League.

Për shoqërimin e ekipit serb u morën masa të forta policore nga aeroporti deri në hotel, ku është krijuar edhe një perimetër sigurie.

Pasditen e sotme do të mbahet edhe konferenca zyrtare para ndeshjes, si dhe stërvitja e fundit. Ndeshja do të nisë të martën në orën 20:00 në stadiumin kombëtar në Tiranë.