Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Këshilltarja braktis Trump, Conway dorëhiqet nga posti në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 12:44 | Bota
Këshilltarja braktis Trump, Conway dorëhiqet nga posti në

Kellyanne Conway njoftoi dorëheqjen nga posti i saj si këshilltare e lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë, 53-vjeçarja tha se do të largohet në fund të gushtit për t’u fokusuar më shumë me fëmijët e saj duke u dhënë atyre më pak dramë.

Bashkëshorti i saj George, një kritik i njohur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivizmi politik. Conway shton se ky ishte plotësisht një vendim i saj dhe shumë shpejt do të zbulojë planet për të ardhmen.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi vajza e saj Claudia, 15 vjeç, shkruajti në Twitter se puna e mamasë i kishte shkatërruar jetën. Pavarësisht dorëheqjes, Conway pritet të flasë në Konventën Kombëtare Republikane të mërkurën, kur Trump pritet të shpallet kandidat zyrtar i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu