Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Konventa e republikanëve, Trump merr zyrtarisht nominimin

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 19:10 | Bota
Konventa e republikanëve, Trump merr zyrtarisht nominimin

Edhe pse nuk kishte dyshime se do të ishte sërish ai kandidati i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, presidenti Donald Trump mori dhe zyrtarisht nominimin nga organi më i lartë i partisë së tij që është konventa dhe që po mbahet në Charlote të Karolinës së Veriut.

Votimi i kandidatit presidencial ishte akti i parë i Konventës së Republikanëve dhe në të votuan 336 delegatë dhe në emër të atyre që e kishin të pamundur të merrnin pjesë për shkak të masave anti-covid.

Në momentin e mbërritjes në vendin ku mbahej konventa, presidenti Trump u shoqërua me ovacione të shumta ku i urohej dhe një mandat i dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për vendin tonë. Duhet të bëjmë kujdes. Në 2016 demokratët spiunuan fushatën tonë, këtë vit po e provojnë me votën përmes postës”, u shpreh presidenti amerikan.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani