Monedha dhe enë qeramike, zbulohet varri helenistik në Tepelenë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi zbulimin e një vendi arkeologjik ku janë gjetur objekte të vjetra të periudhës helenistike.

Gjetjet arkeologjike janë zbuluar rastësisht në fshatin Tujan të Tepelenës dhe bëhet fjalë për monedha, enë qeramike, kandilë etj.

Ministrja Margariti bën me dije se tashmë specialistët e IKTK kanë shkuar në terren për dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre

“Gjatë punimeve me karakter bujqësor në fshatin Turan të Tepelenës janë zbuluar disa gjetje arkeologjike rastësore. Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike.

Është radha e studiuesve të thonë fjalën e tyre, për detaje të mëtejshme.

Specialistet e IKTK janë nisur në terren për të realizuar verifikimin në vend të situatës, dokumentimin e gjetjeve si dhe transportimin e tyre pranë ambienteve të IKTK. Ky proces do të realizohet në bashkepunim me specialistë të DRTK Gjirokastër.

Njëkohësisht, specialistët do të përgatisin relacionin përkatës, i cili do të kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM). Procedurat e mëtejshme në lidhje me gjetjet do të përcaktohen nga KKTKM”, shkruan ministrja Margariti.