Peqin, në spital mungon mjeku gjinekolog

Prej më shumë se 3 muajsh, Spitali i Peqinit ka mbetur pa mjek gjinekolog, pasi mjekja që ishte ka dalë në pension.

Aktualisht, në këtë spital bëhen vetëm konsulta nga mjekët e spitalit dhe rastet urgjente transferohen në spitalet e Elbasanit apo të Rrogozhinës. Duke qenë se Peqini ka një numër prej afro 50 mijë banorë, prezenca e mjekut gjinekolog është shumë e domosdoshme, pasi ky shërbim është i kërkuar vazhdimisht.

Kryeinfermierja e Spitalit të Peqinit konfirmon se situata është e vështirë dhe duhet patjetër mjeku specialist në mënyrë që kujdesi ndaj qytetarëve të jetë i duhuri.

Ndërkohë, edhe për stafin është e vështirë të punojë pa udhëzimet e mjekut specialist. Sakaq, Drejtoria e Spitalit të Peqinit bën me dije se ka bërë kërkesën, por deri më tani nuk i është dhënë zgjidhje kësaj problematike.