Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përmbytje në Turqi, viktima dhe dëme të shumta materiale

Nga A2 CNN
24 Gusht 2020, 12:46 | Bota

Reshjet e shumta të shiut, në provincën Gerisun në rajonin e Detit të Zi në Turqi, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha. Nga kjo katastrofë, 5 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë rezultojnë të humbur, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe janë shkatërruar me qindra biznese e banesa.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se operacioni i shpëtimit është duke vazhduar punën dhe se deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 150 persona. Ai u shprehu ngushëllime familjarëve të personave që humbën jetën, mes tyre dhe një oficer i xhandarmërisë.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, tha të dielën në mëngjes, pas përmbytjes, se ekipe të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) janë mobilizuar nga provincat përreth si dhe nga Ankaraja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani